Blegtorët thonë se sakrifikojnë çdo ditë me bagëtitë ndërsa grumbulluesit e qumështit kanë vendosur të ulin çmimin me gati 40% të vlerës.
Edhe pse produktet e bulmetit nuk kanë pësuar rënie të çmimit, baxhot në unanimitet kanë vendosur që qumështin ta marrin me 120 lekë, nga 180 që ka qenë deri në dhjetor. Blegtorët thonë se ky çmim nuk i mbulon kostot e shpenzimeve të tyre.
“Qindra banorë të cilët jetojnë e punojnë me bagëti janë mbledhur në fshatin Kotë e thonë se nuk do dorëzojnë asnjë litër qumësht me këtë çmim. Po përfitojnë në kurrizin tonë, e po na detyrojnë të mos punojmë më, thonë blegtorët. Duke shtuar se rinia po detyrohet të braktisë vendin vetëm nga abuzimet”, u shprehën banorët.
Sipas tyre protestat do vijojnë deri kur zëri i tyre të dëgjohet e të trajtohen me meritë për punën që bëjnë.
Top Channel