Duke qenë se teknologjia është shumë prezente në të përditshmen tonë dhe krimet kibernetike po gjejnë gjithmonë e më shumë shtrirje.
Aktivitetet online jo rrallë herë sjellin shqetësime të mëdha siç ishte rasti i 41 vjeçares së vetëvrarë në Sukth pas një bullizimi më shumë se 1-vjeçar në rrjetet online.
Vetëm në vitin që sapo lamë pas në Policinë e Tiranës kanë denoncuar 130 qytetarë për falsifikim kompjuterik pasi në rrjetet sociale u janë hapur adresa me foto dhe emra të tyre. Rastet janë referuar në prokurorinë e kryeqytetit por hetimet nuk kanë shkuar deri tek personat që i ka hapur.
Hapi i parë ku ngec hetimi është mungesa e një linje të drejtpërdrejtë mes autoriteteve shqiptare dhe rrjeteve të ndryshme sociale. Në këto kushte të dhënat nga përdoruesit e këtyre rrjeteve nxirren pasi zyrave të TikTok apo Facebook u dërgohet një vendim gjykate. Në raste të veçanta në lojë futet edhe Ministria e Drejtësisë duke nisur letërporosi me të gjitha të dhënat e hetimit që administratorët e këtyre rrjeteve online të japin të dhëna për përdoruesin pasi kemi të bëjmë me një vepër penale. Në mungesë të letërporosisë të dhënat nuk jepen për shkak të ruajtjes së privatësisë së përdoruesit.
Një tjetër ngërç është edhe hapja e rrjeteve me numra të pa regjistruar apo të blerë në tregun e zi çka e bën të pamundur identifikimin e poseduesit real.
Nga ana tjetër autoritetet shqiptare kanë një mangësi në burimet njerëzore dhe në mjetet për luftimin e këtij lloji të ri krimi.
Top Channel