Çdo ditë rreth 120 persona paraqiten pranë mjekut të familjes apo spitalit rajonal në Gjirokastër me simptoma të infeksioneve virale, kollë dhe temperaturë të lartë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Pjesa më e madhe e tyre janë diagnostikuar deri tani si të prekur nga gripi stinor i tipit A ndërsa edhe numri i pacientëve të prekur nga Covid 19 ka qenë në rritje.

Rastet në përgjithësi janë diku te 50-60 raste në ditë tek mjeku i familjes, ndërsa në spital është po e njëjta shifër. Sa i përket Covid 19 kemi shtim të rasteve së fundmi dhe akoma presim rritje duke u nisur edhe nga rajoni presim që të kemi rritje të Covid 19 edhe në rrethin tonë“, shpjegon Noris Doraci nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Sipas specialistit të Shëndetit Publik, rastet pritet të jenë në rritje ndërsa apelohet për përdorimin e maskave në mjedise spitalore dhe evitimin e grumbullimeve në mjedise të mbyllura. Disa masa me këtë natyrë, sipas specialistëve, do të mund të evitonin komplikacionet për personat me rrezikshmëri të lartë.

“Me shtimin e rasteve të Covid 19 dhe gripit masat janë të njëjta, distancimi, mbajtja e maskave sidomos në ambiente të mbyllura, kur vete për vizitë tek mjeku, tek urgjenca, tek pediatria, në laboratorë, d.m.th të njëjtat masa që ka patur për Covid 19”, thotë Doraci.

Gjatë ditëve të fundit, në Gjirokastër u shënuan reshje dhe temperatura të ulëta të motit, që favorizojnë virozat ndërsa një shtim i shifrave të të infektuarve u ndikua edhe prej qarkullimit të emigrantëve për festat e fundvitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA