Analisti Artur Zheji është përfshirë në një debat me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, këtë mbrëmje në emisionin “Top Story”.
“Që del në zgjedhje bën fushatë ka program ka mision, ka vizion, si mund të quhet diktator. Do të isha i lumtur të dëgjoja vërejtje të mirëfillta që të kem mundësi të përmirësohen, të gjitha fluska sapuni, Arbeni e kapi në fillim ai që kapet me mu për patriotizëm për fitimin e zgjedhjeve kot e ka. Të gjithë duan anëtarësim në bashkimin evropian, njerëzit po ikin”.
Zheji: Maqedonasit nuk po ikin. 3 me 1, statistikat e qeverisë.
“Po shpërngulen edhe shqiptarët edhe maqedonas, përse po insistojmë, sepse me vetëanëtarësimin në BE nis përafrimi i standardeve, nuk ikin njerëzit nga terrori nga padrejtësia”
Zheji: S’ka punë.
“Rroga ka, paga të majme nuk ka.”
Zheji: Përse nuk ikin maqedonasit?
“Kam vizituar fabrika, pronarët më kanë kërkuar mua, nëse ka mundësi të angazhohemi, anëtarësimi në BE.”
Zheji: Je faktor në përcaktimin e faktorëve.
“Merre raportin, 400 mijë polakë janë rikthyer nga Holanda në Poloni, përafrohen standardet me vendet e BE, nuk ka më llogari as polaku, as portugezi të qëndrojë. Nëse ne nuk anëtarësohemi dhe zgjat me dekada, brenda 4 vitesh jemi anëtare të BE.”
Zheji: Ju mendoni se Bullgaria do heqë veton?
Nuk qëndron kjo, në Maqedoni ka minoritet bullgar, gjuha maqedonase është maqedonase. Garancitë Brukseli i ka dhënë për ndryshimet e Kushtetutës.
Top Channel