Top Channel ka siguruar momentet ekskluzive kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren Bedrie Loka në banesën e tyre.
Bedrie Loka kreu vetëvrasje disa ditë më parë, ndërsa në burg ndodhet bashkëshorti Xhemal Loka, si autori kryesor i dyshuar për vdekjen e saj.
Pamjet në video tregojnë kur bashkëshorti i ulëret dhe ofendon me fjalë të rënda, ndërsa djali i madh i tyre përpiqet ta ndalojë.
Ajo mbrohet duke ngritur duart lart, ndërsa ulet në divan brenda banesës.
“Do të të…”, dëgjohet të ofendojë 45-vjeçari, ndërsa viktima i kthehet “Kush është ai..?”.
Videoja është filmuar nga një prej pjestarëve të familjes, i cili ndodhet në oborr. Ende nuk dihet se kur është xhiruar videoja, nëse ka ndodhur periudhën kur ai është kthyer nga Greqia për festa, apo më parë.
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga dëshmitë e të afërmve, ku tregohet se ai e dhunonte në mënyrë periodike gruan që ndërmori aktin ekstrem.
Top Channel