U dhunua në Mal të Zi/ Dëshmia ekskluzive e Klodian Meajt në “Shqipëria Live”: Ishte masakër, nuk kishin të ndalur, kur doja të largohesha…
08/01/2024 13:38
Klodian Meaj, një nga shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, tregoi nëpërmjet një telefonate në “Shqipëria Live”, se si ai dhe dy shokët u ndaluan dhe u rrahën barbarisht.
“Dhunonin çdo makinë që kalonte aty. Goditjet e para ishin me grushte, me shqela, pastaj nuk e m baj mend. Na shanin me gjuhën e tyre. Nga ana jonë, nuk ka pasur asnjë fjalë banale. Nuk kishim kohë te flsnim. U dhunuam menjëherë. Aty ishte masakër. Askush tjetër nuk zbriti që të rrihej për dikë që nuk e njeh.
S’kishte asnjë makinë policie afër. Kur doja të largohesha, ata kapën shokun tim. Hyra dhe më goditën edhe mua. Nuk e di arsyen pse na ndaluan. Deshi Zoti se shpëtuam, ata nuk kishin ndalim”.
Top Channel