Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, pjesë e panelit të “Top Story” tha se duhet të ndryshohet neni për veprën e shkaktimit të vetëvrasjes.
Ndërsa komentoi rastin e rëndë të vetëvrasjes së Bedrie Lokës, i themsoi theksoi se duhet të hiqet pjesa e dhunës “sistematike” në nen.
Eksperti u shpreh se numrat ilegalë që shiten në rrugë, me të cilët mund të shamtazhohet deri edhe në veprime më të rënda janë më të dëmshme se dozat e drogës të kapura nga policia.
“TikTok as nuk e përfill autoritetin e shtetit shqiptar, si kundërvënie shteti shqiptar, duke parë që shumë ngjarje burojnë si pasojë e keqpërdorimit, mund ta mbylli, është kthyer në armë në duart e njerëzve të papërgjegjshëm. Atë që nuk tha drejtori nuk kemi burime të afta të shtuara se një bërthamë të mirë e kemi. Nuk u tha, ka me mijëra karta që shiten në Tiranë që janë numra ilegalë, anonimë shqiptarë evropianë, anglezë, ti e merr atë numër e fut në celular dhe ti je bërë anëtar i TikTok, është më e dëmshme se sa droga që kapin këta në rrugë, ai numri i telefonit ilegal shiten rrugëve, bëhen shantazhe, dhe ti e vë në përdorim direkt, regjistruar me pasaportën e një të ndjerë dhe e shisnin në tregun e zi, jo vetëm për TikTok-un.
Unë mendoj se të provosh sistematiken duhen dokumente, duhen kallëzime të herë pas hershme, që kjo të çojë tek ky nen, s është aplikuar në Shqipëri, është vetë një problem që nuk provon dot shkaktimin e vetëvrasjes. Ai vinte 2 herë në vit në Shqipëri, si vërtetohet dhuna sistematike, duhen denoncime të vazhdueshme. Duhet hequr sistematike, 7 vjet mund të dënohet”, tha Karamuço.
Top Channel