Presidenti i etnisë serbe të Bosnies, Milorad Dodik mori pjesë sërish sot në ceremoninë zyrtare në Banja Luka, një ditë para festës së kontestuar që është shpallur diskriminuese nga gjyqësori i vendit.
Kreu i Republikës Serbe të Bosnies kërkon më shumë autonomi nga institucionet qendrore të vendit ballkanik, duke cituar si arsye ndarjet etnike që prej luftës civile të ish-Jugosllavisë.
9 janari i njohur si Dita e republikës Serbe të Bosnjës i referohet atij të vitit 1992 kur serbët etnikë shpallën shtetin e tyre në Bosnie, çka solli dhe nisjen e ndërhyrjes së serbë në konfliktin katër-vjeçar ku u vranë rreth 100,000 njerëz dhe mijëra të tjerë mbetën pa shtëpi.
Në këtë ditë qindra njerëz dalin në rrugët e qytetit Banja Luka, kryeqyteti Republika Srpska e Bosnies, për të ndjekur paradën e trupave të sigurisë, zjarrfikësve dhe grupeve të tjera sportive e kulturore.
Muslimanët dhe kroatët e Bosnies insistojnë se ky celebrimi nuk është përfaqësues për të gjitha grupet etnike që jetojnë në Republikën Serbe të Bosnjes, por në fakt diskriminues.
Top Channel