Shqiptarët në Malin e Zi e kanë dënuar sulmin ndaj tre të rinjve shqiptarë të cilët për udhëtonin drejt Gjermanisë.

Analisti Agron Camaj thotë për Top Channel se pati një reagim të shpejtë për zbulimin e autorëve.

“Angazhimi personal i zv kryeministrit të qeverisë së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj dhe ministrit në qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj kanë kontribuar shumë që policia të reagojë shpejt dhe në kohë shumë të shkurtër që të zbardhen autorët e këtij sulmi, jam i vetëdijshëm që ata vetë ishin ndërmjetësuesit kryesorë mes autoriteteve shqiptare dhe të Malit të Zi, të cilët janë angazghuar për zbardhjen e rastit”, tha Camaj.

Zoti Camaj jep këto detaje për agresorët.

“Ata ishin gjuetarë që ishin të dehur nga përdorimi i alkoolit, të cilët ishin të provokuar nga një flamur që mbanin brenda automjeteve“, tha Camaj.

Por a ka ky sulm një sfond etnik?

“Sigurisht që po, Unë do të theksoj që faktorizimi i objekteve të mirëfillta shqiptare në Mal të Zi ndikoi në thyerjen e steriotipeve në kohë kur vendet tona duhet të ecin drejt BE. Nuk duhet që flamuri ynë kombëtar të mos jetë më shkak për paragjykime, keqtrajtim për incidente me bazë etnike”, theksoi Camaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA