“Paratë ishin për shpenzimet funerale”/ Avokati i Xhemal Lokës: Në spital Bedria i ka kërkuar falje…

08/01/2024 13:46

Avokati mbrojtës i Xhemal Lokës ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kallëzim për dhunë në polici ndaj viktimës Bedrie Loka.

Sipas tij, paratë e gjetura në banesë janë për të mbuluar shpenzimet e funeralit, ndërsa tha se në ambientet e spitalit, e ndjera i ka kërkuar falje vajzës, bashkëshortit dhe vëllait të saj.

Debate në familje ka çdokush, ndërkohë që nuk ka asnjë kallëzim për dhunë në polici. Mos harroni që janë 4 fëmijë jetim jashtë të cilëve nga reagimet dhe media po i krijohet përshtypja se është babai vrasës.

 Paratë që i janë gjetur nuk i ka pasur për t’iu shmangur drejtësisë, por për të mbuluar shpenzimet funerale. Në spital Bedria i ka kërkuar falje për aktin e kryer vajzës, bashkëshortit dhe vëllait të tij.

Rrezikshmëria e tij për t’u larguar e prishur prova nuk ekziston. Ndaj kërkoj një masë shtrënguese më të butë, arrest në shtëpi.”-deklaroi avokati i Lokës.

Ndërkohë, Prokurori i çështjes ka deklaruar se ndalimi i bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA