“Në Shkup, parti proruse që kanë shkelur vijën e kuqe”/ Ahmeti ‘bast’ në “Top Story”, thirrje shqiptarëve në RMV: Mos mbështesni forcat që nuk…

08/01/2024 22:43

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se radikalizimi i besimtarëve shqiptarë nuk është një problem në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në “Top Channel”, Ahmeti ka folur edhe për formimin e qeverisë së re të RMV-së. I pyetur mbi ndryshimet në kabinetin qeveritar, përfaqësuesi i shqiptarëve në RMV tha se nuk do të ketë asnjë ndryshim nga radhët e BDI-së dhe se forca e tij politike ofrohet të bëjë koalicion vetëm me forcat properëndimore.

Ahmeti u bëri thirrje palëve shqiptare që të mos shkojnë pas një partie politike që nuk e ka kursin pro perëndimor, e pro evropian. “Ka parti politike në Shkup që janë proruse, që kanë shkelur vijat e kuqe. Për ne nuk ka partneritet politik me partitë që kundërshtojnë marrëveshjet e Ohrit, Prespës, për fqinjësi të mirë dhe Pavarësinë e Kosovës”– tha Ahmeti.

I pyetur nëse do të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës, Ahmeti u shpreh i bindur që po. Sipas politikanit maqedonas, një hap i tillë është i domosdoshëm.

Duma: Radikalizimi i besimtarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është problem?

Ahmeti: Janë grupe të vogla që nuk prishin identitetin e shqiptarit të RMV për Brukselin. Absolutisht, shqiptarët në Maqedoni është një e vërtetë e madhe që janë besimtarë praktikantë, por nuk janë radikal. Ata kanë zakonet, doket e tyre, por kjo nuk do të thotë se janë një problem për qeverinë.

Duma: Talat Xhaferri do të bëjë qeverinë.

Ahmeti: Nuk do të ketë asnjë ndryshim në kabinetin qeveritar nga BDI. Do të ketë ndryshim që do të angazhohet partia më e madhe, një ministër i brendëshëm, një për çështjet sociale dhe…

Duma: Ka një shans që ju të bëni një koalicion të ndryshëm në zgjedhje?

Ahmeti: Ne mund të bëjmë koalicion vetëm me forcat properëndimore. Të gjitha ato që do të pranojnë ndryshimin e Kushtetutës.

Duma: Keni frikë që LSDM-ja nuk do ta firmos Kushtetutën?

Ahmeti: Këtu akoma gjërat janë në zhvillim e sipër. Përpjekjen e parë ne e kemi bërë për frontin në Europë. Këtij fronti le t’i bashkangjiten partitë shqipatre që duan të mirën për shqiptarët.

Është shumë me rëndësi që këto parti politike në veçanti shqiptarët të mos mbështesin, të mos shkojnë pas një partie politike që nuk e ka kursin pro perëndimor, por evropian. Ka parti politike në Shkup që janë proruse, që kanë shkelur vijat e kuqe. Për ne nuk ka partneritet politik me partitë që kundërshtojnë marrëveshjet e Ohrit, Prespës, për fqinjësi të mirë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Duma: Bastet i ke fituar të gjitha, tani pyes ky ndryshimi i Kushtetutës do të ndodhë apo jo?

Ahmeti: Duhet të ndodh dhe do të ndodhë. Bullgaria nuk ka vënë kushte të tjera për çështjen e integrimit dhe nuk besoj se do të vendos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA