“Ndonjë diamant nuk e pamë gjatë karrierës së Margaritit”, Zheji për ndryshimet në Qeveri: Gonxhja do çeli me shumë petale

08/01/2024 21:28

Analisti Artur Zheji, i ftuar në Top Story tha se shkarkimi i Margaritit ishte vendim i duhur.

“Gonxhe ka patur gjithmonë besimin e plotë të Ramës si personazh në ngritje. Pa diskutim është një dialogues shumë i mirë dhe u befasova dhe unë por pozitivisht. Gonxhja do çeli në këtë qeveri me shumë petale. Shkarkimi i Margaritës, si vetë emri ndonjë “margaritë” ndonjë diamant nuk e pa gjatë karrierës, lule margarita. Gonxhja mund të çeli një lule më të mirë. Do të duhet një algoritëm që në mendjen e Edi Ramës mund të gjejë shpëtim”, tha Zheji.

Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari tha gjithashtu se shkarkimi i Margaritit ishte vendim i duhur, pasi sipas tij nuk ka lënë zhurmë menaxheriale gjatë qeverisjes.

“Ka qenë ministre që nga 2019, nuk është angazhuar asnjëherë. Nga pamja menaxheriale nuk ka pasur shkëlqim, nuk ka lënë ndonjë gjurmë. Nga pikëpamja e strukturës u rregullua një anomali. Ishte krijuar kjo super ministria e Ekonomisë dhe Financave që ishte pa sens, sepse një ministri që mbledh të ardhura shpenzon të ardhurat, që nuk është ndër të vetmet. Ishte një ministri në kohën e Arben Ahmetajt, për të pasur në dorë disa gjëra. Kjo strukturë e krijuar tani është një eksperiment, është zgjidhje që i ka dhënë Rama”, tha Rakipllari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA