Ndalimi i suvencioneve, shpërthejnë protestat në Gjermani: Fermerët bllokojnë rrugët!

08/01/2024 14:07

Planet e qeverisë për një ndalim gradual të subvencioneve bujqësore, kanë bërë që fermerët vendase të nisin sot një javë protestash mbarëkombëtare duke bllokuar rrugët me kamionë.

“Pa bujq, nuk ka ushqim e nuk ka të ardhme”, ishin disa nga pankartat e përdorura prej tyre. Në Berlin, kolonës së gjatë të traktorëve iu bashkuan edhe kamionë duke e bërë të pamundur përdorimin e rrugës që con drejt portës së Brandenburgut. Bllokime të ngjashme raportohen edhe në Baden-Ëürttemberg, North Rhine-Ëestphali, Saksoni dhe Bavari.

“Kjo nismë mori shkas nga debate për taksat e karburantit dhe të automjeteve, por sigurisht kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, përpos të gjitha kufizimeve të tjera me të cilat po përballemi së fundi. Prandaj kemi dalë në rrugë sot, sepse kemi absolutisht nevojë për një politikë bujqësorë e cila të jetë e angazhuar ndaj kushteve të ndershme për familjet fermerë të këtij vendi”, u shpreh Frieda Salzëedel, zëdhënëse e Unionit ‘Free farmers’.

 “Përveç këtij mashtrimi dhe parave të përfshira, duhet thënë sinqerisht se kjo e mbushi kupën. Ne kërkojmë një ndryshim rrënjësor drejtimi në politikën bujqësore në tërësi”, tha një fermer, Reinhard Jung.

Fermerët protestues zotohen të paralizojnë lëvizjen në rrugët kryesore për një javë, me argumentin se heqja e lehtësimeve tatimore do t’i detyrojë ata të braktisin punën e tyre. Joachim Rukëied, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Gjermanisë (DBV), u kërkoi qytetarëve mbështetje. “Ne nuk duam ta humbim përkrahjen dhe solidaritetin që e kemi marrë nga një pjesë e madhe e popullit. Por, ne nuk do ta pranojmë rritjen e planifikuar të tatimit për sektorin e bujqësisë”, deklaroi ai.

Qeveria e Oalf Scholzit planifikon që subvencionet të ulën në 40% këtë vit, në 30% më 2025, dhe do të hiqen plotësisht në 2026.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA