Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në analizën vjetore njoftoi se tuneli i Llogarasë do të hapet në fillim të sezonit.

Tuneli i cili do të shkurtojë rrugën për në plazhet e jugut të vendit, do të hapet më 30 qershor.

Një tunel që ka qenë një ëndërr në sirtar për shumë qeveri shqiptare, por që u realizua nga qeveria Rama, që ka nisur atëherë kur duhej, pikërisht në Nëntor të vitit 2021 dhe do të përfundojë siç kemi premtuar, pavarësisht një kontrate 36 mujore, ne kemi premtuar që do të hapet në fillim të sezonit veror 2024 dhe ashtu do të ndodhë. Më 30 Qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, tha Balluku.

Për aksin Thumanë-Kashar, Balluku tha se të futet në funksion gjatë verës së këtij viti.

“Kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë-Kashar si një nga akset më të rëndësishme të Korridorit Blu. Korridori Blu është i gjithi një aks i rëndësishëm, por sa i përket Thumanë-Kashar, edhe për shkak të volumeve të trafikut të vizitorëve të huaj në vendin tonë që këtë vit kanë arritur 10 milionë, ngarkesa që ndodh në pjesën e Fushë-Krujës apo në nyjen e Rinasit ka bërë që padyshim të ndjejmë kompleksitetin që duhet zgjidhur sa më parë. Kështu që është kërkuar edhe nga kompania koncensionare e këtij aksi që të vijohet sa më parë dhe të dorëzohet para afatit. Kështu që Thumanë-Kashar, së bashku me dy nyjet e tij të rëndësishme do të futet në funksion edhe ai gjatë verës të vitit 2024, duke shfryrë njëherë e mirë të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e veriut dhe problematikën që krijohet në aeroportin e Rinasit”, u shpreh ministrja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA