Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt për ta shitur, arrestohet adoleshentja në Gjirokastër

08/01/2024 13:01
Foto ilustruese

Një adoleshente 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante kanabis sativa brenda në konvikt.

Nxënësja mbante në dhomën e konviktit ku ishte akomoduar, lëndë narkotike cannabis sativa në trajtë çokollate, me qëllim shitjen në ambientet e konviktit dhe në ato të gjimnazit.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Policia thotë se veprimet procedurale me të miturën po kryhen në praninë e prindit, psikologut dhe mbrojtësit ligjor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA