Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi për motive të dobëta, një 40-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin e Shalës dhe kërcënimin e ka bërë me një send të ngjashëm me një armë zjarri. Arrestimi i 33-vjeçarit E. B u bë i mundur në lagjen nr. 3 të Cërriku.
33-vjeçarit është më precedent penal të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi 33-vjeçarin u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel