“Jam bërë për të vrarë veten”/ Reagon Xhemal Loka: Nusja ime është kërcënuar, djali e gjeti në 5 të mëngjesit…

08/01/2024 13:38

Xhemal Loka, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Durrësit se ajo ka marrë vazhdimisht kërcënime, duke i publikuar foto të dytë në muajin maj.

Ai tha se i kishte kërkuar Bedries të mos dilte e pashoqëruar nga banesa, dhe sipas tij, djali e kishte gjetur në orën 5 të mëngjesit në celular.

“Nuk jam dakord me prokurorin. Nuk janë në dijeni për problemet tona. Kemi pas kërcënime. Nusja ime është kërcënuar. Edhe unë me telefon në 2 të natës në Greqi. Muhamet Bushi, vëllai I nuses time ka qenë në dijeni dhe për kërcënimet që ka pasur. I nxorën dhe një foto të dytë në maj ku i thonin që nuk kemi mbaruar akoma. Nuk arrita ta kuptoj që do arrinte këtu.

I kisha kërkuar që të mos dilte e pashoqëruar nga njëri prej fëmijëve. Djali e kishte gjet në orën 5 të mëngjesit zgjuar dhe e kishte pyetur ç’po bën dhe ishte në internet. Ajo është nëna e 4 fëmijëve të mi. Gjithçka e kam lënë në emër të saj. Denoncimin në polici për foton e ka bërë por nuk e di ku ka ngecur hetimi.  Jam bërë me vra veten tani. Kam 4 fëmijë rrugëve. Kërkoj detyrim paraqitjeje se ata fëmijë duan të hanë bukë.“-ka deklaruar ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA