Greqi/ U raportua e humbur, gruaja shtatzënë gjendet e pajetë. Arrestohet bashkëshorti, çfarë deklaroi ai

08/01/2024 19:18

Në mënyrën më tragjike ka përfunduar historia e një 41-vjeçareje që konsiderohej e zhdukur prej datës 1 janar të këtij viti.

Bëhet fjalë për Gjeorgjia Muratin, banore e lagjes Kalamaria të Selanikut, për të cilën bashkëshorti i saj i dytë ka deklaruar tek organet policore se nuk është kthyer në shtëpi mbrëmjen e parë të këtij viti pas punës.

Pas tre ditësh, në hetime dhe kërkime kanë marrë pjesë edhe efektivët e departamentit të krimeve të rënda dhe mbrëmjen e së hënës është gjetur trupi i saj pajetë në një baule në një zonë të Halkidhisë.

Gjeorgjia ishte nënë e një vajze 13 vjeç nga martesa e parë e saj, ndërsa ishte shtatzanë në muajin e tretë me bashkëshortin e ri. Ky i fundit kishte deklaruar në polici pas zhdukjes se ajo i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se kishte shkuar nga shtëpia e mamasë së saj, ndërsa kishte marrë me vete edhe një shumë prej 5000 eurosh.

Më vonë ka thënë se Gjeorgjia i kishte dërguar një mesazh edhe nënës së vet, ku i thoshte se ishte larguar pasi kishte disa çështje për të zgjidhur.

Burime policore bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, bashkëshorti i fundit i viktimës dhe një shoku i tij, i cili duket se ka pohuar se 41 vjeçaren e ka vrarë burri i saj duke mos ditur ende shkakun.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel