Familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat ndaj tij: I dha kurajo Bedries, kërkoi fshirjen e fotove në “TikTok”

08/01/2024 13:05

Në pritje të seancës për masën e sigurisë, familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj 45-vjeçarit, duke mohuar përfshirjen e tij në vetëvrasjen e Bedrie Lokës, nënës së 4 fëmijëve.

Ndërsa tregojnë detaje mbi ngjarjen nga këndvështrimi i tyre, vëllai i tij Fatmiri dhe e ëma, Sanija kërkojnë që të zbardhet çështja dhe të mos rëndohet pozita e Xhemalit që deklaron se ai e ka mbështetur edhe për situatën e krijuar në internet.

“I ka dhënë kurojë, i ka thënë do ta gjej kush është (ai/ajo që hapi profilet e rremë). Ka folur me vëllezërit e asaj që hodhi fotot, u ka thënë hiqini. U ka thënë hiqni gjithçka që është në internet“, u shpreh Fatmiri para kamerave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA