Ekzekutimi me snajper i 22-vjeçarit në Vlorë, autorët braktisën dhe dogjën automjetin tip “BMW”

08/01/2024 07:05

Është ende pa autor atentati i mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Gëzim Sinomati.

Policia njofton se Forcat Shqiponja, Operacionale, Delta, e Forcat Kombëtare të Sigurisë janë në ndjekje të autorëve, të ngjarjes ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi 23 vjeçari.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Policia njofton se është rrethuar zona në një perimetër të gjerë të sigurisë dhe vijon kontrolli.

Në mbështetje dhe Forcat Renea për kontrollin e zonës ku dyshohet se janë larguar autorët.

Ndërkohë Grupi i Posaçëm hetimor i ngritur për këtë ngjarje po vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së rrethanave të ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA