Pas vrasjes së Gëzim Sinomataj në shtëpinë e tij, ka reaguar dhe policia, ku njofton se në rrethana ende të paqarta, 22-vjeçari është qëlluar me armë zjarri i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

“Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA