Si është gjendja e shqiptarëve të dhunuar në Mal të Zi, mjeku i Shkodrës për TCH: Ja çfarë dëmtimesh u ishin shkaktuar nga dhuna

07/01/2024 13:47

Mjeku i spitalit të Shkodrës ka dhënë detaje për shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi një ditë më parë.

Ai tha se shqiptarët kishin trauma në kokë, në trup dhe pjesën e fytyrës, ndërsa nuk kishin dëmtime të thella.

“Rreth orës 6 të mëngjesit janë paraqitur në spitalin e Shkodrës dy pacientë të cilët referohet se janë dhunuar dje në Malin e Zi. Gjendja e tyre e përgjithshme dukej e mirë, janë evidentu traumat në kokë, në trup dhe pjesën e fytyrës. Sipas procedurave, nuk u rezultua me probleme, ata qëndruan për 2-3 orë dhe janë dërguar në shtëpi. Nuk kishin dëmtime neurologjike që tregojnë probleme të truri apo sistemit, pas ekzaminimeve, ata mund të shkonin në shtëpi, njëri ishte nga Rrogozhina dhe tjetri nga Hot i Ri. Të dy bënë skaner, ekzaminimet përkatëse, trauma në sy ka tramuatizimin e vet, por pa dëmtim, nuk rezultuan me dëmtime të thella, u dhanë mjekimet përkatëse“, tha ai.

Kujtojmë se tre të rinjtë shqiptarë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, të cilët ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar brutalisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr.

Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u dhunuan nga 8 persona të veshur me veshje ushtarake.

Grupi prej 6 ose 7 personash ka ngacmuar pa asnjë shkak të rinjtë shqiptarë, duke u goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti, ata janë sulmuar fizikisht duke mbetur të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit. Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë dhunuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA