Shqiptari tjetër i sulmuar për TCH: Na goditën me sende të forta në kokë dhe trup, ne në asnjë moment…
07/01/2024 16:11
Doris Kopaçi nga fshati Vërdovë i Pogradecit ka mbërritur në familjen e tij, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Mal të Zi.
Jashtë kamerave ai është shprehur për Top Channel se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve, ndërkohë që këta të fundit i kanë ndaluar në rrugë duke i sulmuar.
Kopaçi tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup. Ai shton se ka marrë vetëm dy goditje ndërkohë që shokët janë dhunuar më shumë, ndërsa shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.
Gjithçka më pas është e ditur thotë ai, pasi morën mjekime në Mal të Zi dhe janë kthyer mbrapsht në Shqipëri.
Top Channel