Erion Braçe i ftuar në rubrikën “Galeria” tek E diell ka folur si rrallë herë për fëmijërinë e tij në Kombinat.

Ai ka sjellë për herë të parë për publikun fotografi nga fëmijëria e tij ekskulizivisht për këtë rubrikë, ku tregon dhe detajet. Në një foto Braçe shihet me gjyshen e tij Fikta që e ka marrë në krahë dhe shprehet se në atë kohë, Kombinati ishte një lagje që kishte hapësira të mëdha publike dhe të gjelbra të përshtatshme për fëmijët.

“Kjo është Fitka gjyshja ime nga babai, ai atje jam unë. Ai Kombinati që shihni ju sot, nuk ka lidhje me atë që ka qenë, nuk ka absolutisht asnjë lloj lidhje. Ka pasur hapësira shumë të mëdha publike dhe dhe të gjelbra. Një super lagje e urbanizuar mirë me kontributin e sovjetikëve në atë periudhë që asistonin për të ngritur Kombinatin. Ndërtimi i një lagje që kishte ajër, parqe, maternitetin e vetë. Unë kam lindur në Kombinat. S’kam lindur në maternitetin e Tiranës, kam lindur në maternitetin e Kombinatit. Motra ime gjithashtu ka lindur atje, ishte një lagje e organizuar, kishte kinema, bibliotekën e saj, kishte fushën e sportit”, u shpreh Braçe.

Në një foto tjetër shihet Braçe me të ëmën, ku vuri në pah modelin e flokëve të saj. Ai shprehet se në atë kohë kishte një aromë lirie dhe mund të mbaje modelin e flokëve sipas dëshirës.

“Këtu është nëna ime dhe unë. Shikoni prerjen e flokëve të nënës time, për të kuptuar se çfarë arome lirie kishte në atë periudhë dhe pastaj në uniformitetin që erdhi dhe që të gjitha gratë dhe vajzat ishin njësoj të veshura si pas revolucionit kulturor kinez. Këtu jemi në vitin ’72-’73 që kishte aromë lirie”, u shpreh ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel