Drejt mandatit të pestë në Bangladesh, opozita bojkot zgjedhjeve! Kryeministrja i quan terroristë

07/01/2024 19:00

Zyrtarët zgjedhorë të Bangladeshit filluan numërimin e votave të dielën pasi u mbyllën votimet që garantojnë t’i japin mandatin e pestë në detyrë kryeministres Sheikh Hasina, pas një bojkoti të udhëhequr nga një parti opozitare që ajo e quajti një “organizatë terroriste”.

Hasina ka udhëhequr vendin drejt një rritje ekonomike, duke luftuar varfërinë e rëndë, por qeveria e saj është akuzuar për abuzime të shfrenuara të të drejtave të njeriut dhe goditje të pamëshirshme të opozitës.

Partia e saj nuk u përball pothuajse me asnjë rival në vendet që konkurronte, por shmangi paraqitjen e kandidatëve në disa zona elektorale, një përpjekje e dukshme për të shmangur që legjislatura të cilësohej një institucion njëpartiak.

Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) e opozitës, radhët e së cilës janë shkatërruar nga arrestimet masive, ka thirrur një grevë të përgjithshme dhe i ka kërkuar publikut të mos marrë pjesë në ato që i quajti zgjedhje “të rreme”. Mijëra njerëz u dyndën në rrugët e Dkaha, kryeqytetit të vendit, për të dënuar ato që i quajtën zgjedhje të rreme.

Por Hasina, 76 vjeç, u bëri thirrje qytetarëve që të hedhin votën e tyre dhe të tregojnë besimin e tyre në procesin demokratik.

“BNP është një organizatë terroriste,” u tha ajo gazetarëve pasi hodhi votën e saj. “Unë po përpiqem të siguroj që demokracia të vazhdojë në këtë vend,” shtoi ajo.

BNP dhe partitë e tjera opozitare organizuan muaj protestash vitin e kaluar, duke kërkuar që Hasina të largohej përpara votimit.

Rreth 25,000 lider të opozitës, duke përfshirë të gjithë udhëheqjen lokale të BNP-së, u arrestuan në operacionin që pasoi, thotë partia. Qeveria e vendos shifrën në 11,000

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA