Bujqësia, mbështetëse e ekonomisë! Ekspertët: Gjatë këtij viti vëmendja tek informaliteti në turizëm

07/01/2024 19:46

Ekonomia në 2024-ën nuk duhet të ketë më bujqësinë sektor prioritar shprehen ekspertët, por të jetë një sektor mbështetës në tërësi i ekonomisë në ndërveprim me sektorët e tjerë.

“Bujqësia mendoj nuk duhet të shihet më si sektor prioritar për sa kohë ajo po konsumon pjesë të buxhetit dhe nuk po jep rezultat. Pra, duhet parë në syrin e një sektori që bashkëvepron me turizmin të kthehet në rentabël për ekonomin shqiptare dhe për të ngritur mirëqenien e përgjithshëm të ekonomisë”, u shpreh Eduart Gjokutaj.

Ekspertët mendojnë se informaliteti në turizëm kërkon zgjidhje të menjëhershme në 2024-ën

Ekonomia ka nevojë të riformatohet sa i përket sistemit, sepse shohim që ka probleme përsa i përket informaliteti. Nuk na e jep dot atë produkt si në rastin e turizmit ku edhe pse pati një bum, të ardhurat e ekonomisë formale që maten sihin të vogla”, tha Gjokutaj.

Ekspertët mendojnë se nevojitet një reformë strukturore e ekonomisë për tu fokusuar në sektorë si industria

“Është si dielli që shkëlqen po nuk të ngroh, nuk është ajo rritje që të shpërndahet si mirëqenie tek të gjithë sektorët e ekonomisë. Në tërësi industria është ajo që duhet të kishte marrë kryefjalën e ekonomisë dhe jo ndërtimit, që është një sektor që nuk ndërvepron me sektorët e tjerë dhe ngelet në vend kur nuk ka zhvillim ekonomik nga sektorët e tjerë. Kjo po jep ato efekte që nuk po përqendrohet në qasje të qëndrueshme”, u shpreh ndër të tjera Eduart Gjokutaj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA