Bujqësia do krah pune/ Fermerët në Zharrëz duan të shtojnë sipërfaqet në sera

07/01/2024 13:10

Ida dhe Ergest Mamo, bashkëshortet nga fshati Zharrez i janë përkushtuar tokës bujqësore duke arritur të kenë rendiment të lartë në prodhimet bujqësore.

Pasi emigruan për 12 vjet në Greqi, Ergesti dhe Ida u kthyen ne fshatin e tyre dhe me kursimet e mbledhura vendosen  të ndertojnë nje serë diellore prej 1 dynym.

 “E fillova punën me një sipërfaqe të vogël sere tregon Ergesi, duke parë që tregu kishte kërkesa dhe përfitimet financiare ishin të mira menduam që të shtonim më tepër sipërfaqet duke mare edhe sera te tjera me qira  dhe sot kemi arritur në 6 dunymë. Prej 8 vjetësh kultivojmë për çdo sezon kryesisht domate dhe tranguj”, tha fermeri Ergest Mamo.

fermeri nga Zharza synon qe te shtoje edhe me tepër sipërfaqet me sera por stepet nga mungesa e fuqisë punëtore pasi në zonë është tepër e vështirë për të siguruar krah pune.

“E gjithë sasia e prodhuar prej afro 60 tonë në sezon tashmë ka siguruar tregun e vet jo vetëm për konsum të brendshëm por një pjesë e mirë tregtohet edhe në vendet e “Bashkimit Europian” Itali , Gjermani dhe Austri duke i dhënë më shumë identitet produkteve shqiptare”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA