Shifrat e bëra publike në median britanike sugjerojnë se fitimet e grupeve të trafikantëve që mundësojnë kalimet ilegale përmes ngushticës detare 34 km të La Manshit, mes Francës dhe Anglisë, kanë shkuar në gjysmë miliaradë stërlina.
Sipas gazetës Sunday Expres, mbi 114 mijë azilantë kanë mundur të vijnë në brigjet angleze vetëm me gomone që nga viti 2018 duke paguar mesatarisht 4 mijë sterlina secili për udhëtimin shpesh mjaft të rrezikshëm, sidomos në det të trazuar.
Nga 1 milionë që mendohej fitimi në 2018, kur pati vetëm 300 azilkërkues të ardhur me gomone, 5 vjet më vone shifra shkoi në rekordin e vet në afro 46 mije në 2022. Fitimet mund të jenë edhe më të larta pasi analizat dhe studimet nuk përfshijnë paratë e thata në dorë të paguara grupeve kriminale nga azilantët. Ndërkohë që qeveria e Sunak sulmon opozitën se pa penguar dhe votuar 70 herë kundër planit të Ruandës, opozita që mendohet se do fitojë bindshëm zgjedhjet e këtij viti, diku nga vjeshta, thotë se në bazë të planit të saj, kur të vijnë në pushtet, në vend të planit të Ruandës do përdorin fondet për krijimin e një force elitare të policisë kufitare duke frenuar mbrritjen e pjesëve të gomoneve nga vende të tjera në Francë, si dhe duke rritur ndjekjet penale, ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve të grupeve kriminale me qendër në Britani.
Ndërkohë Britania rezulton se është në vendet e para të vendeve më të mëdha evropiane që u japin azil atyre që e kërkojnë atë kur mbërrijnë, shifër që është dyfishuar që nga koha e Brexit e që momentalisht në 2023-shin, shkoi në 75.1 për qind të marrjes së azilit nga ata që e kërkuan atë në Britani.
Besohet se dalja nga BE dhe mosnegocimi i një marrëveshje të re si Konventa e Dublinit e cila mundësonte të ktheheshin azilkërkuesit në vendin e parë të sigurt si në kohën kur ishte Britania në BE, është një nga arsyet e dhënies së azilit pasi britanikët nuk kanë ku i rikthejnë.
Edhe pse Ministri i ri i Brendshëm ka thënë se do kërkojë dhe luftojë për të mos pasur asnjë kalim ilegal gjatë 2024, ç’ka vetë kryeministria u detyrua të përgënjeshtrojë mendohet se gjatë këtij viti kalimet mund të shkojnë në 34 mijë më shumë se 2023, dhe kjo nga media shumë të afërta me qeverinë. Nëse ndodh, atëherë shanset e Sunak dhe konservatorëve për të fituar zgjedhjet ka gjasa të pakësohen akoma më shumë.
Top Channel