Aksidenti në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarit që humbi jetën! Ishte babai i dy vajzave të vogla

07/01/2024 18:18

Pesë ditë pas aksidentit tragjik në Itali, është zbardhur identiteti i 32-vjeçarit shqiptar.

Bëhet fjalë për Eduart Hoxhën i cili po shkonte drejt Giulianova dhe një Audi në drejtim të kundërt goditi Punton e tij. Ai u ndihmua nga kolegët e tij të punës dhe vdiq pak më vonë. Eduardi la pas dy vajza të vogla. Ngjarja ka ndodhur Bellante Stazione në ish-rrugën shtetërore 80.

Nga mediat italiane ai mësohet se kishte lënë turnin e punës me kolegët para aksidentit dhe po kthehej në shtëpi tek gruaja dhe vajzat e tij 7 dhe 2 vjeç, që ndodhej pak kilometra nga vendi ku ndodhu aksidenti.

Makina e tij u përplas nga një Audi A2 s-line e cila e hodhi tutje për gati 50 metra. Makina e goditi në derën e shoferit. Kjo përplasje e frikshme, bëri që të mblidhen shumë njerëz në vendin e aksidentit, ku kolegët e tij e kanë nxjerrë nga kabina të gjallë dhe e shtrinë në asfakt për t’i dhënë ndihmën e parë. Mjekët pasi mbërritën në vendngjarje u munduan ta sillnin në jetë, por për shkak të traumës që kishte marrë, 32-vjeçari shqiptar humbi jetën.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA