Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic ka reaguar menjëherë sa i përket ngjarjes së rëndë të dhunimit të tre shtetasve shqiptarë nga një grup personash ende të paidentifikuar në territorin malazez.

Përmes një mesazhi në “X”, Spajiç thekson se ngjarja po hetohet me intensitet dhe deri tani është bërë identifikimi i një prej autorëve të incidentit.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.  Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”- shkruan Spajiç.

Tre shqiptarë janë rrahur barbarisht nga një grup prej nga 6-7 personash në Mal të Zi, duke marrë plagë dhe shenja dhune në fytyrë dhe në trup. Policia e Shtetit informon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Zelenika në afërsi të qytetit të Hercegnovit, ndërkaq të rinjtë janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi.

Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë me targa gjermane, në momentin kur janë sulmuar pa asnjë shkak. Grupi prej 6 ose 7 personash u ka goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se shqiptarëve nga mjeti, ata kanë ushtruar dhunë duke sulmuar fizikisht dhe lënë të plagosur në pjesë të ndryshme të trupit të rinjtë shqiptarë.

Autoritetet malazeze në bashkëpunim me të vendit tonë po punojnë për zbardhjen në detaje të rastit dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Deri më tani janë shoqëruar disa persona të dyshuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA