Projektet e Kulturës në 2026, nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti, zbardhet plani i qeverisë për investimet
03/02 20:16
Në Gjirokastër është celebruar bekimi simbolik i ujrave që përkujton sipas kalendarit ortodoks me pagëzimin e Krishtit në ujrat e lumit Jordan.
Simbolika e festës lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit prej mëkateve. Kjo e kremte e madhe le të jetë një datë stacion në jetët tona pasi këtu nis shpëtimi i çdo njeriu, tha gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë simbolike buzë lumit Drino At Joani.
13-vjeçari Mojsi Mërkuri hyri në ujërat e lumit për të nxjerrë kryqin simbol. Ai tha se ndihet shumë i lumtur që morri bekimin e kësaj dite.
Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në jug të vendit.
Top Channel