![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/0-2025-02-13T101839.300-800x450.jpg)
Stilim me teknikën origami! Studentët e Arteve ndoqën workshopin me artistin e njohur japonez, Shingo Sato
13/02 10:20
Dita e Ujit të Bekuar është festuar edhe në Korçë, ku dhjetëra besimtarë morën pjesë në ceremoninë e hedhjes së kryqit.
Kryqin e ka nxjerrë nga uji 25-vjeçari Ronaldo Kovaçi.
Në 6 janar, të krishterët festojnë dhe përkujtojnë mbërritjen e tre Mbretërve Dijetarë në Shpellën e Betlehemit dhe momentin e adhurimit të Jezusit, Foshnjës Hyjnore nga ana e tyre. Me këtë kremtim, Kisha kërkon të tregojë se Jezu Krishti nuk erdhi vetëm për izraelitët, por për mbarë botën.
Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të zotit të tyre Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë.
Top Channel