
“Çamëria, heshtja që vret”/ Publikohet libri i shkrimtarit Hyqmet Zane për përpjekjet kundër shpërnguljes me dhunë
24/04 20:02
Besimtarët e krishterë iu drejtuan kishave për shërbesat e Ditës së Ujit të Bekuar.
Në qytetin e Durrësit, Liturgjia Hyjnore u krye në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe shën Asti”. Gjatë ceremonisë në kishë u bë dhe bekimi i ujit, që më pas u mor nga besimtarët durrsakë bashkë me bekimin e kësaj dite.
Më pas besimtarët iu drejtuan këtë paradite portit detar, ku u hodh kryqi në ujërat e Adriatikut.
Kryqi u kap nga 32-vjeçari Esi Papajorgji i cili u hodh në ujë për të kapur kryqin së bashku me 4 të rinj të tjerë, duke çuar përpara një traditë të rëndësishme për besimtarët ortodoksë.
Top Channel