Transporonte emigrantë të paligjshëm jashtë vendit, arrestohet një 26-vjeçar në Korçë
06/01/2024 14:12
Një 26 vjeçar banues në Tiranë është kapur nga policia e shtetit pasi u konstatua se transportonte 4 emigrantë me automjet, kundrejt pagesës.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Toyota”, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” në afërsi të vendit të quajtur Qafë Plloçë.
Të arrestuarit me iniciale K.J i është sekuestruar një celular dhe automjeti, me të cilin po transportoheshin emigrantët.
Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan 4 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel