Vizitorët e arkeologjisë/ Ditët e para të vitit në Parkun e Apolonisë

05/01/2024 12:50

Parku arkeologjik i Apolonisë mbetet një ndër destinacionet për çdo stinë ku ndalen turistë të huaj që udhëtojnë nëpër Shqipëri, por dhe vizitorë vendas.

40% më shumë vizitorë se një vit më parë janë regjistruar në këtë park ku qyteti antik priti 82 mijë persona gjatë 2023-it.

Ndërkohë, dyfishim të vizitorëve dhe turistëve ka pasur edhe në Parkun Arkeologjik të Bylisit ku një impakt pozitiv ka sjellë përfundimi i rrugës së re që lidh këtë sit arkeologjik me rrugën Levan-Tepelenë.

Edhe në ditët e para të vitit, turistet nuk mungojnë.

“Po shëtisim nëpër Shqipëri dhe zbuluam disa vende të bukura si parku i Apolonisë për shembull. Përfaqëson një shenjë të historisë që vjen nga shekuj më parë. Mund të jetë për ju një rast për të zbuluar një kujtesë të humbur. Sot në botë, në site arkeologjike është tendencë që të organizohen aktivitete për të rinjtë në rizbulimin e vendit”, shprehet një turist italian.

Në rast se fluksi i vizitorëve do të vijoje të rritet me këtë ritëm, atëherë pritet të rishikohet edhe menaxhimi i vizitave dhe aksesit në këto parqe arkeologjike për të ruajtur cilësinë në shërbime edhe site turistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA