Rama përsërit ftesën për dialog me studentët, vendos tavolinën prej guri para Kryeministrisë pas karrigeve të djegura nga protestuesit
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Sukth ku u vetëvra një nnën e 4 fëmijëve, ka reaguar policia e Durrësit, e cila thotë se çëështja është nën hetim.
Policia thotë se është lajmëruar më 2 janar për vdekjen e 41-vjeçares. Në dhjetor të vitit 2022, thotë policia, 41-vjeçarja ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.
“Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, çështja është në hetim në Prokurori. Pas këtij kallëzimi nuk ka patur asnjë kallëzim apo shqetësim nga shtetasja B. L, për këtë rast.
Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti. Ndërkohë që vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases B. L.” ”-njofton policia.
Top Channel