Në fshatin Banjskë të Mitrovicës, njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime, raporton KosovaPress.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpesh Policia e Kosovës ka njoftuar se në veri, në Mitrovicë janë sekuestruar mjete të rrezikshme, që mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë, duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve në veri. Në këto mjete të rrezikshme përfshihen armë të llojeve të ndryshme, municion luftarak, bomba tymuese apo tela gjemborë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA