Pas mashtrimit, Chiara Ferragni rikthehet në rrjetet sociale: Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje

05/01/2024 08:39

Chiara Ferragni është rikthyer në “Instagram” dhe duket se është gati për një kapitull të ri.

Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: “Më keni munguar”.

Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen.

“Diçka që kam dëshirë ta them. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar. Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale. Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të shtypin, por të ndihmojnë. Për ata që e kanë shprehur mendimin e tyre, qoftë edhe negativisht, me një ton të butë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të krahasuar, reflektuar dhe rifilluar. Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar. Faleminderit shumë”.

Chiara Ferragni është një nga influenceret më të ndjekura jo vetëm në Itali, por edhe përtej saj. Por, vëmendjen mediatike gjatë këtyre ditëve e ka tërhequr përmes një skandali të zbuluar nga gazetarja Selvaggia Lucarelli  në ‘Il Fatto Quotidiano’. Për të dytën herë pas rastit me ëmbëlsirën e fundvitit ‘Pandoro’ (Baloço), kësaj here me vezët e Pashkëve (Dolci Preziosi), blogerja është kamufluar pas qëllimeve të bamirësisë, duke rritur sensibilitetin e ndjekësve, për të siguruar fitime të majme për llogari të saj.

Kompanitë e blogeres duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacione bamirëse të lidhura me shitjen e një ëmbëlsire Krishtlindjesh. Autoriteti antitrust i Italisë gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni, një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me çmimet e zakonshme të një pandoro Balocco që kushtojnë nën 4 euro./ TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA