Paralajmërime për sulme në Kosovë/ Zv.ministri Ahmeti flet për përgatitjet serbe

05/01/2024 13:07

Zëvendësministri i Jashtëm dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti  paralajmëron se grupet terroriste serbe po vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës.

“Ky sulm ka qenë akti më i qartë i asaj që e kemi treguar tash e sa kohë për qasjen e Serbisë, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe rajonit. Ka qenë pa asnjë dilemë se kush qëndron prapa atij sulmi edhe për shkak të fakteve që janë bërë publike nga institucioneve të sigurisë së Kosovës, por edhe për shkak të shpërndarjes dhe argumentimit që është bërë nga shërbimi jonë diplomatik dhe krerët e shtetit te vendet të tjera. Atje po vazhdojnë përgatitjet e grupeve terroriste për sulme të tjera eventuale në të ardhmen e afërt”, tha Ahmeti.

Ahmeti është ndër më të fundit zyrtarë në Kosovë që paralajmërojnë vazhdimisht për rrezikun nga ekstremistët serbë. Pak ditë më parë policia e Kosovës u sulmua në një ngjarje që rezultoi të ishte kontrabandë gjedhësh.

Ndërsa dje, në pikën kufitare të Merdarës ndodhi një incident ku Policia e Kosovës u sulmua nga dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë, të cilët u shoqëruan në stacionin policor dhe u liruan sot pas marrjes në pyetje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA