Një anije amerikane në Durrës/ Ankorimi i “USNS Trenton”, provë partneriteti mes SHBA-së dhe Shqipërisë

05/01/2024 12:06

Për të dytën herë, anija amerikane ushtarake Trenton është ankoruar në portin e Durrësit.

Është vazhdimësi e traditës disa vjeçare e ardhjes të tilla anijesh në vendin tonë,  në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me NATO-N.

Komandanti Damon Bateson tregon se anija që ai drejton është ndërtuar në Alabama në vitin 2015.

Është unike në  llojin e saj, jo vetëm  për misione ushtarake  por edhe humanitare. Trenton ka një kapacitet  transportues të 312 forcave ushtarake përfshi edhe pajisje logjistike.

Në të shërben një personel ushtarak por edhe civili i cili gjatë një misioni ushtarak në Mesdhe në vitin 2018, shpëtoi 40 emigrantë nga mbytja.

“Shqipëria është një aleat dhe partner i rëndësishëm i NATOs me të cilin ne punojmë. Bazuar në këtë miqësi që ne kemi, është e nevojshme që miqtë duhet të njihen nga afër përmes takimeve, në avancimin e të punuarit bashkërisht.  Me këtë vizitë tonën në Shqipëri ne shpresojmë të mësojmë më shumë për kulturën shqiptare duke bashkëpunuar me partnerët tanë ushtarak, në mënyrë për ta fuqizuar këtë marrëdhënie që kemi posaçërisht kur jemi partnerë në NATO”, u shpreh Komandanti Damon Bateson.

Trenton do të qëndrojë në Durrës për katër ditë. Kjo është vizita e parë e një anije ushtarake amerikane për vitin 2024 në vendin tonë, e cila hap siparin e ardhjes të tjera anijeve amerikane, si një dëshmi e fortë marrëdhënieve të konsoliduara ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

 

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA