Me armë dhe lidhëse në makinë, gati për të rrëmbyer 49-vjeçarin! Ndalohen katër persona në Sarandë
05/01/2024 11:51
Katër persona, që dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në Sarandë janë vënë në pranga.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Skënderbeu”, kur pas kontrollin në makinën e Angelos Tsimperis me pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, Sandri Brinja e Gjergji Prenga, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike.
Katër të ndaluarit dyshohet se kishin planifikuar rrëmbimin e një 49-vjeçari në qytetin bregdetar. Nuk dihet shkaqet, ndërkohë që ndaj të ndaluarve pritet të nisë hetimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Top Channel