Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka në dorë dosjen e pronave detare.

Sipas tij, në një prej 25 celularëve që u janë sekuestruar ushtarakëve dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes është gjetur një video ky një ushtarak, shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale brenda zyrës së tij.

Dervishi e dha këtë deklaratë një ditë më parë në një studio televizive, por nuk tregoi identitetin e ushtarakut.

“Janë sekuestruar 25 telefona ushtarakësh dhe duke u hapur një telefon gjendet edhe një situatë marrëdhënie seksuale në një zyrë shteti që po hetohet më vete. Pra në një celular të një ushtaraku, zyrtari të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes në zyrën e vet”.

Sipas Dervishit, në hetim është edhe blerja e helikopterëve të rinj, çështja e muzeut për të cilin u caktuan 6 milionë euro gjatë pandemisë kur shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes ishin të kufizuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA