Emrat/ Trafikonin kokainë dhe heroinë, kapen dy pjesëtarët e një grupi kriminal! Do të ekstradohen drejt Italisë

05/01/2024 11:01

Dy pjesëtarë të një grupi kriminal, i cili operonte në Itali, për shitje dhe trafikim të heroinës dhe kokainës, janë vënë në pranga. 

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me DVP Tiranë dhe me DVP Gjirokastër, kanë bërë të mundur kapjen e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu 37 vjeç dhe Elion Bejo 40 vjeç, brenda 24 orëve, gjatë operacionit “Alias” dhe “The zone”.

Xhepexhiu u kap në Tiranë, ndërsa Gjykata e Breshias i ka caktuar 37-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 01.10.2019-31.01.2020, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdha kokaine, kryesisht në Bergamo dhe Breshia.

Ndërsa Bejo u kap në Përmet. Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.

Sipas policisë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për t’i ekstraduar në Itali, ndëesa materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA