Gjatë puntatës së sotme në “Për’puthen ka qenë takimi i Albës dhe Vedatit, ku kritikat dhe debatet kanë qenë të shumta.
Vedati vazhdon të jetë ende i paqartë për ndjenjat e Albës dhe vazhdon të ketë dyshime ndaj saj. Një nga arsyet është udhëtimi i saj në Londër dhe fakti që përmend shpesh herë “çunat e Kukësti nga Londra”, dhe marrëdhënien me Endin. Pavarësisht se Alba shpjegon gjatë emisionit se ajo ka dashur vetëm ta ngacmonte Vedatin në takim dhe ta provokonte pa asnjë gjë të keqe, kjo gjë nuk e ka bindur këtë të fundit.
Edhe në studio i ka pasur të gjithë kundër, ku nuk e shohin të arsyeshme që gjatë takimit të përmendë “çunat e Londrës” qoftë edhe për provokim, duke patur parasysh ndjenjat dhe seriozitetin që ka Vedati ndaj saj.
Në takimin e dyshes, ka qenë vetë Vedati që ka përmendur Endin, ku mendon se ky i fundit i ka sytë dhe mendjen vetëm tek Alba dhe jo tek Albina. Endi dhe Albina e kanë refuzuar këtë, duke e konsideruar mendimin e Vedatit si të gabuar.
Alba: Vedatit i kam thënë që çdo gjë që ka kaluar ka kaluar, unë jam impulsive dhe reagoj sipas situatave, e kam bere me te gjithë jo vetëm me Endin. Jam e lodhur, nuk kam bërë asnjë gjë, sa herë që flet Endi nuk dua t’i flas. Punën e Endit e hapi vetë ai dhe i jap të drejtë sepse ka interes për mua dhe unë i jap sqarim.
Vedati: Je impulsive dhe intervelon tek të gjithë dhe po më lëndon.
Endi: Nuk dimë çfarë ndodh në mendjen e Albës, por provokimet e Albës qëndrojnë deri diku dhe ka të drejtë, Vedati po i shikon ndryshe gjërat sepse s’kam tërheqje me Albën. Ti ngatërron mirësinë, ti e sheh si një lloj simpatie që kam për Albën. Shikoje pak me thellë. Fakti që t’i më mbivlerëson që pëlqen, por të prish punë me Albën. Kur flet kështu për mua, Alba fillon të më pëlqejë më shumë.
Endi: Nëse ndahet me Vedatin do e nxjerr Albën në takim.
Vedati: Pse nuk reagon, reagon kur nuk duhet ne nuk reagon kur duhet. Kështu më lëndon. Reago.
Alba: Po çfarë të reagoj? Dua të iki, s’mundem, unë dua të largohem nga Për’Puthen, ka mbaruar (fillon të qajë). Vedatin e kam përkrahur edhe kur keni qenë të kundërt, edhe unë kam qenë kundra, por të kam përkrahur sepse s’kam dashur të të ul poshtë. Po mundohem të të hap sytë në çdo hap. Vazhdimisht po e nxjerr viktimë veten në çdo situatë e po më nxjerr keq. Jam shumë e drejtpërdrejtë kur i them fjalët, nuk mundem kur një mashkull s’më dëgjon, nuk mundem kur një mashkull acarohet nga opinioni i të tjerëve, i flet butë e butë, e mua më bërtet. Nuk mund të vazhdoj kështu me Vedatin. Nuk më pëlqejnë këto gjëra.
Top Channel