Foto/ 56 vjeç me trupin super të tonifikuar, Nicole Kidman fotografohet teksa shijon pushimet në plazh

05/01/2024 15:42

Aktorja Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj Keith Urban u fotografuan në plazh, teksa po shijonin një ditë familjare në Sydney të enjten.

Fituesja e çmimit Oscar dhe partneri i saj këngëtar, dukeshin në formë shumë të mirë fizike. 56 vjeçarja kishte veshur rroba banjo blu me të bardhë, që i tregonin belin e saj të hollë dhe këmbët e tonifikuara.

Nga ana tjetër bashkëshorti, Keith shfaqte trupin e tij me tatuazhe. Dyshja shoqëroheshin nga vajza e vogël Faith, 13 vjeç, dhe Sunday Rose, 15 vjeç.

Nicole gjithashtu është përfolur shumë për kujdesin e saj ndaj lëkurës. Aktorja ka treguar se ajo është “maniake” kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, duke thënë se ajo përdor një krem rigjenerues me retinol gjatë natës ndërsa gjatë ditës përdor SPF 100.

Unë përdor zinkun e padukshëm, nëse do të stërvitem ose nëse do të shkoj në plazh, gjithashtu nëse jam duke filmuar i riaplikoj gjatë gjithë kohës kur jam jashtë “, tha Nicole.

Fituesja e çmimit “Academy Award” gjithashtu tregoi se kremi i diellit ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës.
Nëse të rinjtë e mësojnë këtë herët, më vonë do të kenë lëkurë të mrekullueshme”, u shpreh Nicole.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA