Banorët e një pallati në rrugën “Sami Frashëri”, sheshi Wilson, u bënë bashkë dhe aplikuan pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga Fondi i Komuniteteve.
Rezultati është rikonstruksioni i pallatit të tyre, i cili më parë ndodhej në një gjendje të keqe dhe me lagështirë.
Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.
Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër Bashkia e Tiranës.
Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori.
Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës.
Top Channel