Alketa Vejsiu sulmon Alfred Pezën se i hoqi njerkën nga puna: Nuk ta fal, të rroftë xhaketa me shamiçkë! Mos harro se…

05/01/2024 21:09

Moderatorja Alketa Vejsiu ka akuzuar drejtorin e RTSH-së Alfred Pezën dhe drejtoreshën e Burimeve Njerëzore, Anila Agalliu për heqjen padrejtësisht nga puna të njerkës së saj.

Së fundmi ajo zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve kurioze të ndjekësve të saj në Instagram, ku një pyetje që iu bë ishte: A do e bëje sërish festivalin e RTSH?

Moderatorja nuk ka nguruar t’i përgjigjej, duke i thënë se do kishte dëshirë për ta prezantuar festivalin, por ajo i zgjedh njerëzit që punon. Ajo shkruan se Alfred Peza dhe Agalliu i pushuan padrejtësisht nga puna njerkën, e cila punonte prej 32 vjetësh në RTSH.

S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë.

Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progres. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë.

Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revoltë banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe. Karma is a bitch! Mos harro Alfred Peza! Të gjithë marrin atë që meritojnë! Ka Zot”, shkruan Alketa Vejsiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA