Qeveria ka miratuar dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës dhe sportit.
Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, janë listuar një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik, muzikës, stuiues si: Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga, Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase, Nazmi Hoxha, Aurel Plasari e të tjerë.
“Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social“, thuhet në vendim e publikuar në fletoren zyrtare të datës 3 janar 2024.
15 personalitetet që përfitojnë
Eva Alikaj – aktore
Muharrem Hoxha – aktor
Roland Xhoxhi – violinist
Ardian Cerga – aktor
Mimoza Ibrahimi- volejbolliste
Leonard Tase – volejbollist dhe trajner
Suzana Frashëri – soprano
Aurel Plasari – studiues
Frederik Ndoci – këngëtar
Pavvlo Mihali – atlet
Zhuljana Jorganxhi – poete, autore këngësh
Nazmi Hoxha – piktor
Xhelal Kalaja – trajner basketbolli
Diana Mata – qitëse
Lulëzime Duka – volejbolliste
Top Channel