Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari.

Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për medien kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit.

Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe.

Agjentët e BIA-s hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane dhe e shoqëruan me forcë “për ta marrë në pyetje”. Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të keqe” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviç.

Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt’”, rrëfen e bija e Sanduloviç.

“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e sherbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja nuk mund të lëvizë, gjithçka duket sikur është helmuar”, pohon Klara Sanduloviç.

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i palës kosovare për rastin. Dimal Basha nga Vetëvendosje akuzon Serbinë për orkestrimin e sulmeve terroriste ndaj Kosovës. “Serbia na vret dhe rrëmben policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë”, theksoi Basha.

“Politikanin opozitar 𝐍𝐢𝐤𝐨𝐥𝐚 𝐒𝐚𝐧𝐝𝐮𝐥𝐨𝐯𝐢𝐜, është gati i vetmi politikan serb që ka kërku falje për krimet e Serbisë në Kosovë, dhe ka bërë homazhe tek varrezat e Jasharajve! Me tu kthyer, policia sekrete serbe kriminale e arreston dhe e rrah brutalisht, dhe 𝐬𝐨𝐭 𝐚𝐢 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐮𝐫 𝐩𝐚 𝐯𝐞𝐭ë𝐝𝐢𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫!Ndër personat që e kanë rrahur, avokati vet thotë se është edhe terroristi Milan Radojçiq!

Vetëm në dy ditët e fundit 𝐛𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐢 𝐓𝐡𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐏𝐨𝐬𝐭 dhe 𝐓𝐡𝐞 𝐆𝐮𝐚𝐫𝐝𝐢𝐚𝐧 kanë kritikuar qasjen ledhatuese të BE-së dhe SHBA-ve ndaj një Vucici kriminal. Në anën tjetër Serbia vazhdon të orkestroj sulme terroriste ndaj Kosovës, na vret policë, na kidnapon policë, vjedh zgjedhje, i bën favore Rusisë, kurse Kosova prapë vazhdon të jetë vendi që BE ia ka vu sanksione. Dhe opozita nuk merret me Serbinë, por na pyet neve pse kemi masa”– shkruan Dimal Basha.

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sanduloviç është në prag të jetës dhe vdekjes. Ai ishte helmuar tashmë një herë, dy vjet më parë.

Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviç dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA