Mister përgjegjësitë për masakrën në Iran! ‘Furtunë’ në mediet sociale, ISIS: Vritini hebrenjtë dhe të krishterët kudo

04/01/2024 17:46

Lufta në Lindjen e Mesme arrin ditën e 90-të. Shpërthimet në Kerman, Iran, të cilat shkaktuan të paktën 84 të vdekur, drejtësia iraniane ja ka atribuuar organizatës terroriste të Shtetit Islamik, ISIS.

Akuzat u konfirmuan, teksa në një postim në Telegram të cituar nga Al Arabiya në internet, Shteti Islamik mori përgjegjësinë dhe u bëri thirrje mediave sociale që “të godasin hebrenjtë dhe të krishterët kudo”.

Mesazhi audio që zgjat mbi 30 minuta është i fokusuar në konfliktin izraelito-palestinez nën titullin “vritini kudo që t’i gjeni”, raportojnë rrjetet që monitorojnë xhihadizmin në internet.

Dy raketa antitank u lëshuan nga Libani, njëra prej të cilave goditi një shtëpi në qytetin izraelit Metula.

Nasrallah, udhëheqësi i Hezbollahut u shpreh se: “Vrasja e numrit dy të Hamasit në Liban Al Arouri është një agresion i qartë izraelit.” Ndërkohë, Egjipti ka ngrirë rolin e tij si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit në negociatat e pengjeve.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA